Pas një tjetër goli madhështor, kësaj rradhe kundër Atleticos, Rodrigo vazhdon të jetë në syrin e menaxherit të ri të Realit, pavarësisht klauzolës prej 120 milionë euro.
Tifozët e Real Madridit e kanë bërë të qartë dëshirën për të nënshkruar me një qendër – sulmues këtë merkato (88% prej tyre që votuan në sondazhin e AS theksuan kështu). Megjithatë, Florentino Perez dhe Jose Angel Sanchez besojnë se skuadra e tanishme ka ambiciet për të arritur objektivat.
Rodrigo është i preferuari i Lopeteguit, pasi Los Blancos nuk kapi objektivat e dëshiruar siç ishin Cavani, Kane ose Lewandowski dhe tani Rodrigo i Valencias duket më i preferuari në sytë e teknikut bask.
Por situata e transferimit është e bllokuar. Njerëzit në krye të Realit mendojnë se klauzola e lirimit prej 120 milionë euro për sulmuesin është e tepërt.
Rodrigo pas ndeshjes ndaj Atleticos nuk i’a mbylli ‘derën’ skuadrës madrilene, pasi përgjigja e tij rreth të ardhmes së tij ishte e zbehtë. “Unë nuk do të përsëris atë që kam thënë që nga Marsi. Kam thënë mjaftueshëm dhe pak më shumë..” – ishte përgjigja e tij e shkurtë.