Gareth Bale ndoshta po përballet me 3 muajt e fundit në Madrid. Sipas Marcas, vendimi tashmë është marrë nga klubi Madrilen për t’a larguar atë. Ai po vazhdon të dëshpërojë drejtuesit.
Uellsiani ishte i mërzitur për zëvëndësimin ndaj Levantes, për zëvëndësimet ndaj Real Sociedad dhe Legane, por sidomos për mos startimin ndaj PSG-së më 14 shkurt në eliminatoren e parë të Champions League. Ai u rikthye në formacionin startues ndaj Betisit por nuk tregoi asgjë në 73 minuta dhe nuk morri pjesë në asnjë nga 4 golat sa shënoi ekipi me të në fushë.
Një nga dy problemet kryesore që e kanë penguar atë të triumfojë në Madrid është ndeshja e tij të cilën e bë pa përputhje me interesat e kolektivit, me të cilët lidhet si në vështirësi, pikërisht si një lojtarë i huaj brenda ekipit. Aftësia e tij për t’u përfshirë në lojën e ekipit është në përpjestim të kundërt me kushtet e tij të jashtëzakonshme. Ai luan lojën e tij ndërsa jeton i izoluar në botën e tij, larg.
Privilegji i menjëhershëm
Që kur erdhi në Madrid ai mori një trajtim që të jetë njëri nga lojtarët më të shtrenjtë në historinë e klubit. Atë e krahasuan me Neymar dhe kjo i dha statusin e tij të menjëhershëm të rrezikojë lidershipin e Cristianos brenda ekipit Madrilen. Pas 5 viteve, këto krahasime janë të dhimbshme. Bale nuk e ka ofruar as gjysmën e potencialit që pritej nga ai dhe nuk krahasohet as me Neymar, mos të flasim me Cristianon apo Messin. Cristiano i fitoi 4 topa të Artë me Madridin ndërsa për Uellsianin nuk pritet që t’a shijojë këtë ndjenjë ndonjëherë andaj lidershipi i tij nuk mund të krahasohet me atë të pazëvëndësueshmit Cristiano në Madrid.
Dëmtimet e shumta
Faji i këtyre pritjeve të frustruara janë gjurmët e 25 dëmtimeve që ka pësuar Bale si lojtarë Madrilen duke bërë që të humb 78 ndeshje, 1/3 e ndeshje që nga transferimi në klub. Këtë sezon ka pasur 3 dëmtime muskulare dhe kjo është një arsye tjetër pse Madridi ështv dorëzuar plotësisht nga ai. Realiteti është se Madridi ka mundur ta shes atë për 90 milionë euro në Manchester United në verën e kaluar, por tani…ekipi Anglez nuk e dëshiron më. Madje prania e tij e ka bllokuar edhe rritjen e Asensios në Madrid që ka marrë pak minuta dhe ka bërë më shumë se Bale në më shumë minuta.