Bayern Munich vazhdon të rezistojë çdo përpjekje që Lewandowski të largohet dhe presidenti i klubit, Uli Hoeness ka theksuar se çfarë thotë agjenti i lojtarit nuk është e rëndësishme.
Hoeness ka një marrëdhënie të zbehtë me agjentin e sulmuesit polak, Pini Zahavi dhe beson se është faji i tij që ka pasur kaq shumë thashetheme për një largim të mundshëm të Lewandowskit nga Allianz Arena.
“E vetmja gjë që nuk kemi nën kontroll është agjenti, por nuk i kemi dhënë atij mundësi për të folur.” – tha fillimisht Hoeness.
“Ai është pëpjekur të organizojë një takim katër ose pesë herë, dhe unë i kam thënë se jam në dispozicion më 2 shtator në orën 14.30.” – përfundoi presidenti bavarez.