Numri i spektatorëve në ndeshjen e Real Madridit kundër Getafes mbrëmë shënoi më pak se 50,000 spektatorë.
Ky ishte numri më i vogël i spektatorëve në 10 vitet e fundit në La Liga në Santiago Bernabeu, me vetëm 48,446 tifozë që ishin prezent për të shikuar ndeshjen e tyre hapëse në kampionat për sezonin 2018/19.
Duhet të kthehemi në 24 Maj 2009 për të gjetur një ndeshje në Bernabeu me më pak tifozë prezent në La Liga – me vetëm 44,270 tifozë atë ditë në ndeshjen kundër Mallorcas – por ka një dallim, pasi atëherë vetëm se Barcelona ishte shpallur matematikisht dhe ndeshja ishte vetëm sa për statistika.
Megjithatë, rreth kësaj, janë paraqitur disa arsyetime. Disa e shohin kohën kur ndeshja filloi si fajtor për këtë, pasi që kjo ndeshje filloi në ora 22:15. Ka edhe prej tyre që mendojnë se mungesa e Ronaldos ka ndikuar. Egziston edhe kjo mundësi duke pasur parasysh që mund të ketë turistë që vijnë t’a shikojnë yllin portugez.
Kjo apo ajo, nuk ka rëndësi shumë. Ajo që është e rëndësishme është që Bernabeu duhet të kthehet sa më shpejtë me numrin e spektatorëve që e meriton. Ky është vetëm fillimi i sezonit, dhe një kampionat që filloi me tre pikë, duhet të shpërblehet dhe të motivohet nga tifozët herëve tjera.