Mateo Kovacic mori kontrollin e mesfushës së ekipit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leganes.
Mesfushori Kroat u bë një referencë për shokët e tij të cilët e kërkonin atë në cdo kohë që dinte të udhëheqte ekipin drejt një fitore shumë të rëndësishme. Kovacic ishte vecanarisht i suksesshëm në pasime ku kompletoi 88 nga 91 pasimet e tentuar që do të thotë ishte 96.7% i saktë në pasimet e tij. Këto statistika të mira e konfirmojnë paraqitjen e tij më të mirë në La Liga që nga transferimin në klub. Ai mbi të gjitha tregoi se është një lojtarë në rritje brenda stafit Madrilen.
Performanca e tij ishte e domosdoshme për Zidane që me mungesën e Kroos dhe Modric, duhet të gjejë zgjidhjen për mesfushën e ekipit. Gjithashtu edhe Asensio ishte partneri perfekt për bashkëlojtarët duke u gjendur në cdo kohë i gatshëm për të nisur futbollin sulmues të Madridit dhe edhe njëherë konfirmoi se është njëri nga fiksimet për Zidane.