Pasi skuadra e tij, Real Madridi mposhti Getafen në ndeshjen e tij të parë në La Liga, Julen Lopetegui u protencua para mediave pas ndeshjes.
Trajneri i ri ishte shumë i lumtur me debutimin e tij në stolin e Realit, pasi Los Blancos rrallë herë u shfaq në vështirësi mbrëmë.
“Ndjej një gëzim të madh që fituam. Është ndeshja e parë e kampionatit, një kompeticion që ju tregon se sa e mirë është një skuadër. Jemi të lumtur dhe të kënaqur.” – tha fillimisht Lopetegui para mediave.
Dani Ceballos, shpesh i neglizhuar nga pasaardhësi i Lopeteguit, Zinedine Zidane, ishte në mesin e startuesve nga tekniku bask mbrëmë.
“Ai luajti një lojë shumë të mirë. Ceballos ka shumë personalitet dhe ai duhet të vazhdojë të punojë, ai do të na ndihmojë shumë.” – shtoi tekniku Lopetegui rreth mesfushorit në fjalë.
Në sezonin e tretë rradhazi, Gareth Bale gjeti rrjetën në ndeshjen e parë në La Liga.
“Më pëlqeu skuadra në përgjithësi dhe Gareth luajti një lojë të mirë.” – shtoi trajneri.
“Unë vë fokusin në gjithë skuadrën dhe mendoj se brenda strukturës së skuadrës që duam të krijojmë, ka lojtarë me karakteristika të ndryshme. Jemi të kënaqur me këtë.” – përfundoi Julen Lopetegui.