Gareth Bale ishte në stol në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Leganes dhe bëri një gjest gjatë pjesës së parë që nuk i pëlqeu aspak trajnerit Zidane.
Uellsiani u ngrit nga stoli dhe shkoi drejt zhveshtores derisa po luhej pjesa e parë dhe sipas mediave kjo ka ardhur rejt pasi ai është i prekur që nga ndeshja e Champions League ndaj PSG-së ku nuk startoi.
Madje ai nuk ishte i përgatitur me takat që luan pasi kishte pasur në këmbë taka normale. Pavarësisht se a harroi ai dicka në zhveshtore, kjo ishte një shenjë tjetër e pakënaqësisë së Uellsianit sidomos në javët e fundit ku nuk ka startuar. Ai mbrëmë luajti nga minuta e 75’të në vendin e Benzemas.