Pas largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit, në ekip tani duhet të gjendet një specialist i ri i penalltive pasi sa ishte pjesë e ekipit Portugezi, pothuajse të gjitha i takonin atij.
Gjatë konferencës së sotme për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Getafes, trajneri Lopetegui zbuloi detajet rreth cështjes së penalltive brenda ekipit.
”Goditjet e penalltive nuk i përkasin askujt. Penalltitë i jepen ekipit dhe është vendimi i trajnerit se kush do t’i godasë ato. Le të shpresojmë se ky është problemi mëi madh me të cilin duhet të merremi. Kemi një mori lojtarësh që janë në gjendje të marrin përgjegjësinë e tyre. Janë disa tjera cështje më të vështira për t’u zgjidhur.”, ishte përgjigja e trajnerit Madrilen.
Rikujtojmë që në ndeshjen e Superkupës së Europës, penalltitë e ekipit e goditi kapiteni Sergio Ramos që e shënoi përball Atleticos.