Real Madridi ka vendosur ta denoncojë Interin për shkak se këta të fundit ka kontaktuar me Modricin pa marrë leje nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez.
Ky veprim konisderohet si i paligjshëm, pasi një kontakt i tillë me lojtarin është i lejuar vetëm në rast kur lojtari ka më pak se gjashtë muaj kontratë – diçka çka nuk vlen te rasti i Modric.
Edhe përkundër tentativa të Interit, drejtuesit Madrilen janë të qetë pasi lojtari në fjalë ka edhe dy vite kontratë dhe një klauzolë që arrin në 750 milionë euro.
Një shifër krejtësisht përtej mundësive të Interit dhe shumicës së ekipeve në skenën aktuale.
Real Madridi nuk do të lejojë ekipet të negociojnë me lojtarët e vetë pa dijeninë e tyre.