Humbja ndaj At.Madridi ka alarmuar Real Madridin me çka këta të fundit tashmë janë futur në tregun e transferimeve dhe po monitorojnë 3 sulmues: Icardin, Rodrigon dhe Werner.
Werner, 22 vjeç, është në radarin e Real Madridit që nga vera e kaluar. Madrilenet patën dërguar për të edhe skaut në ndeshjen që sulmuesi në fjalë i zhvilloi me kombëtaren e Gjermanisë ndaj Norvegjisë.
Sulmuesi i RB Leipzig ka shënuar 42 gola në dy sezonet e tij të fundit.
I vetmi dyshim mbi Werner është fakti se ai ende duhet të provojë plotësisht veten në nivelin më të lartë.
Ndërsa, sulmuesi tjetër Rodrigo është emri për të cilin po interesohet Real Madridi. Spanjolli admirohet shumë nga Lopetegui dhe ka shënuar 19 gola në 44 ndeshje me Valencian sezonin që lamë pas.
Klauzola e lirimit të tij është 120 milionë euro, por me katër sulmues tani në skuadër, Valencia do ta linte të largohej për 80 milionë.
Nga të tre opsionet, Icardi është më favoriti në termat e golave të shënuar, pasi ka shënuar 98 të tilla në katër sezonet e fundit me Inter.
Do të ishte sulmuesi ideal për ta përmbushur boshëllëkun te Real Madridi. Megjithatë, merkatoja në Serie A mbyllet sot në orën 20:00 dhe Interit nuk ka gjasa ta shesë atë pas nuk do të ishin në gjendje të gjenin zëvëndësim për të.