Julen Lopetegui kishte në dispozicion 5 portjerë për ndeshjen e Superkupës së Europës, të cilën e humbi ekipi ndaj Atletico Madridit me rezultat 2-4.
Në këtë ndeshje startoi Keylor Navas i cili tani e tutje ka një rival të fortë për të qenë gardiani i portës së ekipit dhe ai quhet Thibaut Courtois i cili u transferua para disa ditësh nga Chelsea.
Një prapaskenë interesante ka ndodhur në stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Atleticos, ku kamerat kapën momente kur dy portjerët Madrilen as nuk shikonin njëri tjetrin.
Ju ftojmë t’a ndiqni videon e mëposhtme për më tepër nga kjo: