Më pak se 24 orë pas humbjes së titullit të Superkupës së Europës, kapiteni Sergio Ramos ka shkruar një mesazh për Madridizmin rreth kësaj humbje që pësoi ekipi mbrëmë ndaj Atleticos me rezultat 4-2.
”Ne mësojmë dicka nga cdo humbje. Do t’a bëjmë këtë fanellë që të fitojë përsëri. Hal Madrid dje, sot, nesër dhe përgjithmonë.”, ishte mesazhi që kapiteni Madrilen e shkruajti në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme.
Rikujtojmë që kjo ndeshja ishte e para zyrtare nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Julen Lopetegui, dhe e para zyrtare për sezonin 2018/19. Ndeshja e radhës për ekipin është të dielën ndaj Getafes në xhiron e parë të La Ligas.