Ndjenjat e superkupës së Europës në Tallin kanë lënë një imazh të mirë për të tjerët. Me rastin e darkës zyrtare të organizuar nga UEFA para ndeshjes, presidenti Florentino Perez u takua me presidentin e federatës së futbollit Spanjoll, Luis Rubiales, për herë të parë pas rastit ‘Lopetegui’.
Të dy përshëndetën njëri tjetrin dhe darkuan sëbashku me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe me presidentin e Atleticos, Enrique Cerezo. Para kësaj darke, presidenti i futbollit në Spanjë, Luis Rubiales, foli për mediat të cilat e pyetën për takimin me Florentino Perez.
”Eshtë një faqe e kaluar. Në asnjë mënyrë nuk kam raporte të këqija me Perez. Eshtë një gëzim që jam këtu me dy ekipe Spanjolle, dhe është edhe më e mrekullueshme që do të luajnë dy ekipe nga i njejti qytet për herë të parë në historinë e këtij trofeu. Nuk ka asgjë të keqe, është një ditë e mirë për futbollin Spanjoll.”, tha Rubiales i cili sonte do të ulet në tribuna së bashku me presidentët e dy klubeve dhe presidentin e UEFA-s.
Rikujtojmë që Perez e kritikoi shumë Rubiales pasi vetëm 48 orë para se të fillonte botërori që u mbajt në Rusi, ai shkarkoi trajnerin Lopetegui nga kombëtarja e Spanjës, për arsye se kishte arritur marrëveshje me Madridin që t’a drejtonte pas botërorit.