Diego Simeone u paraqitë në konferencë për shtyp para finales së sontme në Superkupën e Europës ndërmjet Real Madridit dhe Atleticos në Tallin të Estonisë.
Tekniku i ekipit nga qyteti Madrilen foli edhe për kundërshtarin e tij dhe gjithashtu kur u pyet për Cristianon, dha një përgjigje që i dedikohej trajnerit Madrilen, Julen Lopetegui.
”Cristiano? Eshtë një pyetje për trajnerin e Real Madridit, i cili duhet të shikojë se cfarë ka fituar dhe cfarë ka humbur me largimin e tij. Ne mendojmë për lojtarët tonë.”, ishte përgjigjia e teknikut Argjentinas.
Sa i përket ekipit të Madridit ai tha: ”Ata kanë pasur më shumë kohë dhe në ndeshjet e fundit na japin referencë për sonte. Ka një presion të rëndësishëm në humbjen e topit dhe qëllimin për t’u pozicionuar në fushën rivale, karakteristikat e Lopeteguit gjithashtu nga kombëtarja e Spanjës. Do të kërkoj t’i qasem atyre.”