Ekipi sonte luan finalen e 4’të në 5 vitet e fundit në Superkupën e Europës. Dhe 3 finalet e mëparshme në 4 vitet paraprake ka dalur fituese përball kundërshtarëve që ishin kampionët aktual të Europa League.
Në total në historinë e tyre, klubi ka fituar 4 tituj të këtij kompeticioni që sonte do të jetë edicioni i 43’të i këtij kompeticioni. Vitet kur klubi i ka fituar këta 4 tituj janë: 2002, 2014, 2016 dhe 2017.
Në vitin 2002, ekipi fitoi titullin e parë të këtij kompeticioni pasi në finale mposhti ekipin holandez Feyenoord me rezultat 3-1. Golat e fitores për ekipin në këtë finale i shënuan: Paauwe (autogol, 15′), Roberto Carlos (21′) dhe Guti (60′). Finalja u luajt në stadiumin Stade Louis II të Monacos.
Në vitin 2014, ekipi fitoi titullin e dytë të këtij kompeticione pasi në finale mposhti Sevillan me rezukltat 2-0 me dy gola të Cristianos. Finalja u luajt në qytetin e Cardiffit, vendlindjen e Gareth Bale.
Titullin e tretë të këtij kompeticioni, ekipi e fitoi në vitin 2016 pasi në finale mposhti sërish Sevillan me plot mungesa: Cristiano (i dëmtuar në finalen e Europianit të atij viti), Bale dhe Kroos (në pushime), Navas (i operuar në thembrën e tij), si dhe Modric dhe Benzema që startuan në stol pasi nuk ishin në formën më të mirë të tyre. Edhe pse kishte shumë mungesa ekipi arriti të mposhtë Sevillan me rezultat 3-2 pas vazhdimeve. Asensio shënoi i pari në debutimin e tij, Ramos barazoi rezultatin në fund të ndeshjes (2-2), ndërsa ai që i solli trofeun klubit ishte Carvajal me një gol në minutën e fundit të vazhdimeve 119′.
Ndërsa hera e fundit kur klubi fitoi këtë trofe ishte në vitin e kaluar në finalen e cila u luajt në stadiumin e Shkupit. Me golat e Casemiros dhe Iscos ekipi mposhti Manchester United me rezultat 2-1. Golin për Djajtë e Kuq e kishte shënuar Lukaku.