Julen Lopetegui ka shumë opsione për formacionin e finales së nesërme të Superkupës së Europës ndaj Atletico Madridit. Ai duhet të mendojë mirë për formacionin e finales së nesërme që do të luhet në Tallin të Estonisë me fillim në ora 21:00. Tekniku Spanjoll ka këto opsione për formacionin e finales së nesërme me 7 lojtarët: Casemiro, Kroos, Modric, Isco, Asensio, Bale dhe Benzema, që do të luftojnë për 6 vende në formacion.
Të pushojë Casemiro
Do të ishte opsioni më revolucionar sepse do të thyente atë që ka qenë i paprekshëm në vitet e fundit. Casemiro ka siguruar një balancë në qendër të mesfushës që tani Lopetegui po kërkon një tjetër formë. Me këtë formacion lojtarët do të ishin të obliguar të luajnë dhe të bëjnë rrezik më shumë në sulm por të mbulojnë edhe boshllëkun në mbrojtje.
Të qëndrojë në stol Asensio
Një opsion tjetër që shihet si alternativë e lehtë. Të largohet Asensio nga formacioni për të mos i prekur titullarët e padiskutueshëm të viteve të fundit. Me Lopetegui kjo mund të ndryshojë. Brenda klubit janë të qartë se Asensio duhet të jap këtë vit maksimumin dhe trajneri i beson atij. Largimi nga formacion i nesërm do të ishte klasik, shumë i ngjashëm me sezonin e kaluar, por do të humbiste vertikalitetin dhe pavdekësinë. Përvec kësaj, Asensio ka treguar gjakftohësinë e tij para portës së kundërshtarit.
Benzema në stol dhe pa një ‘9’
Varianti i preferuar i tifozëve është që Benzema të qëndrojë në stol. Ky opsion do të detyronte Lopeteguin të gjente një mënyrë tjetër për të zënë hapësirat pa një sulmues tipik. Asensio dhe Bale do të detyroheshin si sulmues qendror me mundësinë e hapësirës sulmuese për Iscon.
Modric të qëndrojë në stol
Kroati është pika kryesore e vendimit të Lopeteguit. Nëse tekniku e kupton që Modric ende nuk ka arritur kulmin e përgatitjes për sezonin e ri, atëherë nuk do t’a rrezikojë atë. Pra, titullarët në trofeun Bernabeu do të startonin edhe nesër ndaj Atleticos (sic shihet në foto).