Është gazeta italiane, Tuttosport, ajo e cila ka bërë të ditur se Juventusi ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurove nga ana e Real Madridit për Miralem Pjanic.
“Zonja e Vjetër” duket që nuk do ta lejojë largimin e boshnjakut dhe për këtë arsye kanë përgatitur për lojtarin edhe një rinovim te kontratës, e cila përfundon në vitin 2021.
Ky interesim i Real Madridit vjen pas largimit të mesfushorit të tyre, Mateo Kovacic, i cili u huazua te Chelsea.
Këtë merkato Real Madridi dhe Juventusi janë interesuar shumë për lojtarët e njëra-tjetrës, ku Juventusi pas CR7 flitet se deshiron në rradhet e veta edhe Marcelon.
Pjanic që prej vitit 2016 është pjesë e ekipit të Juventusit.