Ish futbollisti brazilian, Ronaldo Fenomeni është larguar nga spitali ku qëndroi i shtrirë që nga e premtja e kaluar për shkak të pneumonisë.
Tani 41 vjeçari do të jetë në gjendje të vazhdojë të shijojë pushimet e tij.
Një nga paraqitjet e tij të fundit publike ishte në prezantimin e Vinicius Jr si lojtar i Real Madridit.
Gjatë konferencës për shtyp Fenomeni inkurajoi anësorin e shpejtë duke i thënë se Real Madridi është vendi më i mirë për t`u rritur si lojtar.
Ronaldo Fenomeni gjatë trajtimit mjekësor qëndroi në poliklinikën, Nuestra Señora del Rosario në Ibiza.