Casemiro sonte shënoi golin e dytë në fitoren ndaj Leganes 1-3 në stadiumin Butarque.
Braziliani shënoi golin e tij të parë për vitin 2018 pas një super aksioni të organizuar nga ekipi që erdhi me një finalizim nga ai kur u gjend përball portjerit kundërshtarë.
Gjithcka filloi me kapitenin Ramos që pasoi tek Kovacic i cili e vazhdoi atë top nëdrejtim të Benzemas që bëri dy kombinime të shpejta me Casemiro dhe Vazquez, me këtë të fundit që asistoi për mesfushorin të shënojë golin e dytë të ekipit.
Video që e kemi shfaqur tregon më së miri aksionin e organizuar nga këta lojtarë Madrilen në golin e dytë të ndeshjes: