Real Madridi ka një plan për Vinicius Júnior i cili ka të bëjë me përmirësimin e këmbës së tij të majtë, lojës ajrore si dhe goditjes së tij.
Klubi Madrilen megjithëse ka planifkuar diçka të tillë nuk kanë caktuar afate se kur duhet kryer kjo gjë. Drejtuesit Madrilen gjithçka e kanë lënë të varet nga evolucioni i 18 vjeçarit.
Madrilenet, kur Vinicius Jr po luante ende në Brazil, i dërguan video atij për t`i shpjeguar se si luajnë lojtarët që tani janë bashkëlojtarë të tij.
Nga ana tjetër, Flamengo poashtu i dërgoi Madrileneve të gjitha të dhënat e lojtarit në fjalë.
Që nga viti 2016, Vinicius është rritur për pothuajse dy centimetra (1.77) dhe ka shtuar tre kilogramë të trupit (nga 65 në 68).