Christophe Henrotay ka theksuar që nëse fëmijët e Thibaut Courtois do të ishin duke jetuar në Londër, portieri belg do të ishe shumë i lumtur të qëndronte në Chelsea.
Agjenti i lojtarit e bëri të qartë se klienti i tij nuk do të ishte i detyruar kurrë për këtë lëvizje përveçëse për arsyje familjare.
“Marrëveshja (me Real Madrididin) ishte gati për t’u bërë,” tha Henrotay për BBC Radio 5, kur u pyet për aktin e ‘rebelimit’ nga portieri.
“Është e vërtetë se disa lojtarë i’a detyrojnë klubit largimin dhe është gjithashtu e vërtetë se Thibaut ishte i stresuar sepse Real Madridi bëri një ofertë për të dhe ai e kishte mundësinë të shkonte.”
“Nëse familja e tij do të ishte në Londër gjithçka do të kishte qenë ndryshe, ai do të qëndronte aty, sepse në nuk fakt nuk kishte arsye për t’a lënë një klub si Chelsea, ku ai mund të vazhdonte të fitonte tituj. Për fat të keq, fëmijët e tij jetojnë bashkë me nënën e tyre në Madrid, kështu që ai kishte një arsye personale dhe ne duhet t’a respektojmë atë. Chelsea e kuptoi situatën dhe lehtësoi marrëveshjen.” – përfundoi agjenti i portierit belg.
Thibaut Courtois nënshkruajti një kontratë 6 vjeçare me kampionët evropian, teksa Chelsea, transferoi Kepa Arrizabalaga nga Athletic Club për një shifër rekord prej 71 milion paund.