Real Madridi ka fituar trofeun ‘Santiago Bernabeu’ pasi ka mposhtur me rezultatin 3-1 AC Milan me golat e Karim Benzemas, Gareth Bale dhe Borja Mayoral.
Ishte ky një test i vërtetë përpara ndeshjes së Superkupës së Europës ndaj Atletico Madrid (16 Gusht) ku lojtarët treguan një formë të lartë fizike me përgaditjet që duket se kanë dhënë frytet e dëshiruara.
Karim Benzema ishte i pari që hapi rezultatin e takimit me një gol të shënuar me kokë pas një krosimi të Carvajal në zonë, ndërsa nuk vonoi shumë edhe përgjigja e Ac Milan që vetëm 2 minuta më pas shënoi nëpërmjet Higuain me një gol të bukur nga jashtë zone.
Real Madridi filloi të rrisë presionin dhe luante parimisht në fushën kundërshtare, ndërsa ky presion u shpërblye me golin e Gareth Bale që shënoi nga një pasiguri në zonë. Në pjesën e dytë, Lopetegui iu dha mundësinë lojtarëve të rinjë që shkëlqyen që të gjithë me Vinicius që vodhi spektaklin e ndeshjes me disa lëvizje impresionuese.
Në minutën e 90’të, ishte Borja Mayoral ai i cili shënoi edhe golin e tretë pasi Real Madridi luante krejtësisht brenda zonës së Milan për minuta të tëra. Ju ftojmë të ndiqni momentet dhe golat e ndeshjes: