Pavarësisht se Luka Modric pritet të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin, thashethemet që e lidhin atë me Interin vazhdojnë, me bashkëkombasin e tij kroat, Ivan Perisic i cili publikoi një foto në Instagram që rriti polemikat.
Interi ka ndjekur Modricin këtë merkato dhe janë munduar t’a tërheqin atë në San Siro, por herarkia madrilene dëshiron që ai të qëndrojë.
Perisic publikoi një fotografi në profilin e tij personal në Instagram së bashku me dy bashkëkombasit e tij kroat te Interi, Marcelo Brozovic dhe Sime Vrsaljko, duke i vënë fotos një tekst “Kush është duke munguar?” – Ai gjithashtu etiketoi edhe profilin personal të Modricit në foto.
Megjithatë, arsyeja kryesore se pse u krijuan polemikat është se Modric pëlqeu foton e postuar nga Perisic.