Real Madridi ka refuzuar nënshkrimin me sulmuesin e PSG, Edinson Cavani, i cili iu vetë-ofrua klubit në fjalë.
Burime pranë klubit Madrilen kanë konfirmuar se arsyeja kryesore e këtij refuzimi ishte çmimi i lartë prej 120 milionë euro që duhej paguar për shërbimet e tij.
“Si do të paguajmë 120 milionë euro për Cavanin në qoftë se kemi shitur Cristiano Ronaldo për 100 milionë euro?”, citohet të kenë thënë në hiearkinë e klubit Madrilen.
Për me tepër sipas klubit Madrilen kjo shumë është e lartë për një sulmues 31 vjeçar i cili ka arritur të shënojë +40 gola vetëm në dy sezonet e fundit (49 gola në 2016-17 dhe 40 në këtë të fundit).
Cavani ishte i lidhur me një kalim te Madrilenet pas largimit të Cristianos nga këta të fundit më të cilët shënonte +50 gola në sezon.
Përveç Cavanit, edhe sulmuesit e tjerë si Neymar, Hazard, Kane u përfolën për një kalim të mundshem te Real Madridi në këtë merkato verore, por siç duket emrat e tyre janë përhumbur në zyrat e Bernabeut.