Posedimi i topit, lëvizjet e shpejta dhe rikuperimi me shpejtësi i topit janë tre synimet e Real Madridit në ndeshjen e sontme ndaj Milanit me fillim nga ora 21:00.
Këto janë edhe elementet që do t`i testojë trajneri i ri Lopetegui, 4 ditë para sfidës për të fituar trofeun e parë me Real Madridin, atë të Superkupës së Europës ndaj At.Madrid.
Ekipi duhet ta provojë veten pa portugezin dhe Lopetegui ka praktikuar tashmë alternativa të ndryshme, përfshirë një rreshtim 4-3-3, por qëllimi kryesor është që ekipi të jetë më shumë një grup sesa individë.
Lopetegui pritet startojë me Asensio si nëntë falso së bashku me Benzema dhe Bale, që të gjithë këta kanë shënuar gol në parasezon.
Trajneri po ashtu do të testojë të rinjt e planit të dytë Ceballos, Marcos Llorente, Odriozola dhe Vinicius. Veçanërisht Vinicius do të kërkojë të dëshmojë rrugën e tij në planet e Lopetegui.