Real Madridi sot ka kompletuar seancën e rradhës stërvitore përgatitore përpara finales së SuperKupës së Evropës kundër Atletico Madridit më 15 gusht. ‘Risi’ në stërvitje ishte portieri i sapo ardhur, Thibaut Courtois i cili u stërvitë për herë të parë si lojtar i Real Madridit me pjesën tjetër të grupit.
Spektakli nuk mungoi edhe në këtë stërvitje, ku ajo që mori vëmendjen gjatë kësaj seance stërvitore ishte bashkëpunimi mahnitës i Odegaardit & Viniciusit në një rast, teksa kishin kundërshtar Luka Modricin i cili nuk u nda mirë nga ky kombinim, ku vetëm duhej të shijonte spektaklin e dhënë nga të rinjtë.
Për më shumë i’u ftojmë t’i ndiqni pamjet e më poshtme: