Shtypi spanjoll është ndarë në dysh sa i përket transferimit të mundshëm të Thiago Alcantaras në Real Madrid.
Disa medie shkruajnë se lojtari ka arritur marrëveshje me klubin Madrilen e disa të tjera thonë se këta të fundit nuk e konsiderojnë si opsion nënshkrimin me të.
Real Madridi sipas Onda Cero tashmë ka arritur një marrëveshje me Thiago Alcantaran dhe tani gjithçka që mbetet është fillimi i negociatave me Bayern Munichun.
Ndryshe nga James dhe Lewandowski, sipas këtij mediumi, gjermanët do të jenë të gatshëm të dëgjojnë ofertën e Real Madridit. Kjo për faktin se trajneri i ri Niko Kovac nuk e sheh Thiago si një lojtar të pashitshëm me çdo kusht.
Madje, kjo e perditshme shkruan se Bayern mund të kërkojë rreth 50 milionë euro për shërbimet e Alcantaras.
Ndërkaq, gazetat tjera Madrilene: Marca e El Bernabeu kanë raportuar ndryshe nga Onda Cero po për të njëjtën çeshtje.
Që të dyja kanë shkruar se Thiago iu është vetë ofruar Real Madridit, po që këta të fundit nuk e konisderojnë si opsion transferimin e lojtarit në Bernabeu.
27-vjeçari, i cili kaloi karrierën e tij të hershme në akademinë e të rinjve të Barcelonës, ka një kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021.