Real Madridi është zgjuar nga gjumi i thellë në këtë merkato. Pasi drejtuesit kanë parë teksa është larguar njëri nga lojtarit kryesor të ekipit, Cristiano Ronaldo, dhe pasi kanë duruar gjatë për tratativat e Inter për të nënshkruar me Modric, Real Madridi ka vendosur të dërgoje një mesazh për Italianët.
Gjatë ditës së sotme u raportua që emisarët Madrilen ndodheshin në Romë për të negociuar për disa lojtar të interesuar, me Milinkovic-Savic në plan të parë. Por ky lajm u hodh poshtë më vonë gjatë ditës kur gazetarët Spanjoll zbuluan që emisarët Madrilen ndodheshin në Romë për Mauro Icardin.
Gjithnjë sipas raporteve në Spanjë, emisarët kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesen dhe bashkëshorten e Icardit, Wandan, e cila ka vetë-ofruar për të disatën herë shërbimet e bashkëshortit të tij.
Ndonëse një akord nuk është aritur dhe klauzola e Icardit nuk është më 110 milion euro siç ishte deri më 15 Korrik, qëllimi i Real Madridit ishte t’i dërgoje një mesazh Interit që të heq dorë për Luka Modric.
Me takimin e sotëm, drejtuesit Madrilen dëshironin t’i tregojnë Inter se kanë në dorë kapitenin e tyre dhe nëse tratativat për Luka Modrid do të vazhdojnë, Real Madridi do të kundërpërgjigjet me Mauro Icardin.