E ardhmja e Theo Hernandezit është e ditur, me lojtarin që mungon vetëm nënshkrimi i marrëveshjes për të finalizuar lëvizjen e tij në Real Sociedad, i cili do të realizohet kur mbrojtësi të kthehet në Spanjë nga SHBA.
Komplikimet e vonuan këtë lëvizje, por tani të tri palët kanë gjetur një marrëveshje, gjithnjë sipas Marcas.
Reali do të jap një kontribut të vogël në pagën e tij dhe Theo do t’i bashkohet një klubi të ri për sezonin e tretë rradhazi.
Objektivi i tij është rikthimi i plotë në formë, në mënyrë që të ritkhejë besimin në Los Blancos.
Juventusi, Fulham dhe disa klube të tjera të Premier Leagues ishin të interesuar të nënshkruanin me të, por si lojtari edhe Real Madridi e shohin San Sebastianin si destinacionin e preferuar dhe më të përshtatshëm për të.