Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Valdebebas. Mateo Kovacic ka vendosur të rebelohet ndaj Real Madridit teksa ka informuar stafin teknik dhe drejtuesit që nuk do të rikthehet më në stërvitje për aq kohë sa e ardhmja e tij nuk zgjidhet.
Kroati nuk e kupton vendimin e klubit për të ardhmen e tij dhe si rrjedhojë ka vendosur të marë një tjetër hap për të aritur objektivin e tij, e që është largimi nga Real Madridi – të paktën kështu për momentin.
Kovacic veçse kishte informuar nëpërmjet të përditshmes MARCA për dëshirën për t’u larguar nga Real Madridi në kërkim të më tepër minutave, tani për tani do të qëndroje në shtëpinë e tij në kryeqytetin Spanjoll, në pritje për të gjetur një zgjidhje që do të ishte përfituese për të ardhmen e tij.
Lojtari ka folur me drejtuesit disa herë dhe madje ka patur një takim të drejtëpërdrejtë me Julen Lopeteguin për të diskutuar largimin, por asgjë nuk ka ndryshuar.
Real Madridi e ka deklaruar atë të pa transferueshëm dhe për momentin drejtuesit nuk i kanë dhënë as mundësinë më të vogël për t’u larguar.
Si rrjedhojë, tensioni ndërmjet lojtarit dhe klubit ka vazhduar.
Kovacic është i qartë në atë se dëshiron të largohet dhe do të bëje gjithçka të mundëshme që të arrije qëllimin e tij.