Më pak posedim. Më shumë precizitet. Këto ishin dy armët kryesore që Madridi i tregoi në Benito Villamarin ku mposhti Betisin me rezulta 3-5.
Djemtë e Zidane rikthyen golat por humbën dicka tjetër në fushë dhe ajo ishte posedimi i topit. Në ndeshjen e fundit ndaj Betisit ekipi Madrilen kontrolloi topin në 42.70% të kohës me këmbët e tyre dhe ishte ndeshja ku kishte posedimin më të vogël të topit këtë sezon.
Lojtarët Madrilen patën 10 goditje në drejtim të portës dhe i shënuan 5 prej tyre. Asensio pati dy goditje dhe shënoi dy gola (100% i saktë), Ramos pati një kërcim në ajër, një goditje dhe gol, Cristiano pati 4 goditje dhe shënoi një gol (25% i saktë) dhe Benzema që luajti vetëm 3 minuta pati një goditje të saktë drejt golit për të shënuar të pestin e ekipit. I vetmi lojtari i pasaktë nga goditjet e tij ishte Bale që pati dy goditje drejt portes por qe u ndalen nga portjeri kundershtar.
Në total, në 23 ndeshjet që Madridi ka luajtur këtë sezon në kampionat, ata kanë fituar posedimin në 19 ndeshje. Vetëm ndaj Sociedadit (46.69%), ndaj Barcelonës (44.57%), ndaj Celtas (49.46%) dhe ndaj Betisit (42.7%), humbën posedimin e topit.
Ndeshja e vetme ku Madridi dominoi plotësisht me posedimin e topit këtë sezon në kampionat ishte ndeshja ndaj Levantes ku kishte 71.5% posedimin e topit dhe nuk arriti të fitonte. Ndeshja përfundoi me barazim 2-2.