Marco Asensio ishte protagonisti absolut i ndeshjes ndaj Juventus (3-1). Menjëherë pas pushimit të pjesëve, me rezultatin 1-1 në lojë dhe pas një pjese të parë të plogësht nga Real Madridi, Asensio doli në skenë dhe ndryshoi gjithçka. Shënoi dy gola për 12 minuta teksa bëri në mënyrë të shkëlqyer rolin e ‘9’ false. Në fund të takimit, me plot meritë u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.
Bilanci i ndeshjes: ”Është një ndeshje përgaditore, në pjesën e parë dolëm më të motivuar. Na ka shërbyer për t’u përgaditur për sezonin.”
Për Lopeteguin: ”Na pëlqen stili i lojës që imponon, mbeten për t’u parë edhe shumë gjëra por vijmë shumë të përgaditur për ndeshjen e Superkupës.”