Pavarësisht se nuk luajti asnjë rol në fitoren e Real Madridit kundër Juventusit mbrëmë pas mesnate, Luka Modric ishte protagonist në konferencën për shtyp pas ndeshjes, pasi Julen Lopetegui veçse u ‘përplas’ me pyetje rreth të ardhmes së tij.
Kroati ka qenë i lidhur me një lëvizje te Interi, edhe pse Los Blancos janë të bindur se ai nuk do të lëvizë për më pak se 750 milionë euro.
“Kam biseduar me atë (Modric) pas Botërorit. Do t’a shikojmë nëse ai do të jetë i gatshëm për SuperKupën, por ai është një lojtar që e dua. Është një lojtar i Real Madridit dhe do të qëndrojë me ne.” – tha Lopetegui.
Klubi ka qenë i lidhur me një transferim të një qendër-sulmuesi këtë verë, por Lopetegui do të marrë në konsideratë përdorimin e Asensios në atë rol herë pas here këtë sezon.
“Është një alternativë dhe duhet t’a provojmë. Duhet të përfitojmë nga ajo që kemi në skuadrën tonë. Marco ka luajtur në një pozitë të pazakontë dhe ka perfomuar mirë.” – përfundoi tekniku bask.