Karim Benzema është shëndrruar në synimin kryesor të ekipeve Franceze për sezonin e ardhshëm.
Sipas ‘Le10sport’, katër ekipe nga Ligue 1 e Francës do të luftojnë për të marrë shërbimet e sulmuesit Francez gjatë verës së ardhshme. Lyon, PSG, Marseille dhe Monaco, e kanë vendosur si prioritet transferimin e sulmesit Madrilen që aktualisht po kalon një sezon të dobët në Spanjë.
Lyoni e konsideron zëvëndësim për Mariano Diaz nëse ky i fundit largohet drejt Atletico Madridit dhe PSG e konsideron si zëvëndësues të mundshëm për Cavani apo edhe për Neymar që mund t’i bashkohet ekipit Madrilen pasi është një dëshirë e vjetër e presidentit Perez.
Le10sport raporton që edhe Benzema nuk do ta refuzonte një mundësi të tillë që të rikthehet në kampionatin Francez dhe të rikthejë formën e tij për të marrë ftesën nga kombëtarja e Francës.