La Gazzetta dello Sport e Italisë tani pretendon se Modric ka bërë një marrëveshje me Florentino Perezin kohë më parë, se nëse lojtari dëshiron largimin, klubi të lehtësojë atë gjë.
Thashethemet që lidhin Luka Modricin me Interin vazhdojnë të rriten, me La Gazzetta dello Sport që tani pretendon se mesfushori kroat ka një marrëveshje verbale me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, ngjashëm me atë të Cristiano Ronaldos më parë.
Sipas La Gazzetta-s, “marrëveshja e xhentelmenëve” mes të dyja paleve thekson se Perez do të lehtësonte largimin e Modric nga klubi për sa kohë që lojtari e kërkon atë gjë, e cila në këtë rast do të ishte heqja dorë e klauzolës prej 750 milion euro. Për Cadena SER të Spanjës, gazetari i Gazzetta-s, Alberto Cerrutti tha se kjo marrëveshje është bërë pak kohë më parë dhe një nga kushtet që marrëveshja të bëhej ishte fitimi i titullit të 13-të të Champions Leagues, gjë që Modric me shokë e realizoi në Maj.
Gjithnjë sipas Gazzetta dello Sport, Kroati do të kthehet në stërvitje nesër në Valdebebas (Madrid) dhe nuk do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës në turneun parasezonal në SHBA. Florentino Perez nuk pritet të kthehet nga SHBA deri të mërkurën, kështu që nuk do të ketë takim ‘sy me sy’ mes të dyja paleve të paktën deri atëherë.