Interesimi i Inter për Luka Modric ka provokuar një përgjigje të menjëhershme nga Real Madridi dhe Florentino Perez e ka bërë të qartë në Miami teksa ka dekluarar se Kroati nuk do të largohet për më pak se 750 milion euro – klauzola e tij e largimit.
Presidenti është i qartë dhe Modric është njëri nga figurat kyçe në skuadër, madje aq i rëndësishëm sa Madrilenët nuk konsiderojnë as alternativat për të.
Arsyeja është e thjeshtë – Luka Modric është njëri ndër lojtarët më të mirl në botë, diçka që e dëshmoi edhe në botërorin Rusi 2018.
Ndonëse ka 32 vjeç, ai nuk ka treguar ndonjë shenjë lëshimi dhe jep besimin se ka akoma disa vite për të ofruar shërbimet e tij në nivelin më të lartë.
Në çdo rast, klubi mendon se në skuadër veçse ka lojtar të cilët mund të mbushin vendin e Modric, gjithnjë nëse më e keqja rezulton të ndodhë.
Mateo Kovacic do të mbetet në Bernabeu edhe pse dëshiron të largohet në kërkim të më tepër minutave dhe Dani Ceballos poashtu do të ketë një rol më të rëndësishëm.
Nuk ka asgjë tjetër përveç qetësisë në zyrat e Santiago Bernabeut për çështjen e vazhdimësisë së Luka Modric në Real Madrid dhe drejtuesit poashtu shpresojnë që ai do të mbetet në skuadër edhe për disa vite të tjera për të ndihmuar skuadrën.
Gati për Superkupën
Modric nga ana tjetër do të rikthehet në stërvitje të Dielën për t’u përgaditur për Superkupën e Europës ndaj Atletico Madrid. Ai do të jetë gati për ndeshjet hapëse të kampionatit edhe pse ka luajtur në çdo ndeshje në kupën e botës, kjo edhe falë dëshirës së tij për të qenë gati dhe për t’u inkorporuar në planet e Lopeteguit.