Lojtari Madrilen i huazuar në Flamengo, Vinicius JR, ka dhënë një intervistë për Globoesporte në të cilën ka folur edhe për Madridin, klubin të cilit pritet t’i bashkohet gjatë verës dhe për ndeshjen e 6 marsit PSG vs. Real Madrid.
”Madridi? Nuk flas shumë me ta, jo. Ata që më dërgojnë mesazhe nga Real Madridi më së shumti janë Marcelo dhe Casemiro. Për të më përgëzuar apo për të më treguar se si shkojnë gjërat atje.’‘, thotë Vinicius JR i cili para pak ditëve fitoi titullin e parë me ekipin e Flamengos.
Gjithashtu ai foli edhe për ndeshjen kthyese ndërmjet PSG-së dhe Real Madridit: ”Jam një tifoz i Neymar, por unë do t’a mbështes Real Madridin. Për Marcelon dhe gjithë të gjithë që më ndihmojnë jashtë fushës dhe më japin këshilla. Unë jam gjithmonë i vëzhguar nga ta.”, përfundoi supertalenti brazilian.