Kur jemi në debatin e stileve të futbollit, një debat i nxitur nga vet tifozët që preferojnë lojën direkte dhe jo atë me prekje dhe pasime pafund, duket sikur Julen Lopetegui është i qartë në këtë drejtim.
Ai dëshiron një lojë direkte duke ndërtuar një skuadër sulmuese që dëmton kundërshtarët me disa prekje dhe shkon drejt në zonën e rivalit.
Moroja e tij bazohet në dy principe madhore: shpejtësi dhe lojë më e drejtëpërdrejtë.
Ky është stili për teknikun e Real Madridit dhe ai nuk ka heizuar të insistoje dhe të nxitë lojtarët e tij në seancat stërvitore në Miami, aty ku nxehtësia dhe lagështia e ajrit është e lartë dhe është e vështirë të nxjerësh më të mirën nga skuadra.
Tekniku e kupton rëndësinë e të paturit çdokënd në skuadër me grupin që pritet të kompletohet ditëve në vijim.
Në këta principe të lojës që Lopetegui dëshiron të ndërtoje, tekniku e di që ka një skuadër mjaftueshëm të fortë për të aplikuar stile të tjera pavarësisht situatës dhe kundërshtarit.
Lojtarët si Toni Kroos, Luka Modric, Isco dhe Dani Ceballos ofrojnë opsione të shumta në mesfushë që do çdo trajner do të kishte dashur t’i kishte.
Ndërsa se kush do të jetë startues në qendër të mesfushës, ky është një tjetër debat që do të konsiderohet me kujdes nga trajneri.
Treshja që ka fituar tre Champions League rradhazi (Casemiro, Kroos dhe Modric) do të jenë përsëri figura të rëndësishme.
Por ata nuk janë të vetmit që do të kenë një status të sigurtë pasi Lopetegui është shumë i dhënë pas Iscos dhe tekniku veçse ka sinjalizuar që ka për qëllim t’i jape më shumë përgjegjësi Dani Ceballos këtë vit.
Sidoqoftë, tekniku ka shumë opsione me të cilat mund të ndërtoje lojën e tij.
Një tjetër lojtarë që do të ndihmoje sistemin e ndërtuar prej tij është Marco Asensio.
Nëse tekniku Bask dëshiron shpëejtësi dhe lojë direkte, atëherë ai është lojtari që kërkon, sëbashku me Bareth Bale, që ofron pothuajse të gjitha në këtë drejtim/
Dyshimet qëndrojnë tek pozitat dhe sistemi.
Nëse Madrilenët vendosin për një 4-3-3, treshja sulmuese do të ishte Bale-Benzema-Asensio.
Nëse Lopetegui dëshiron një mesfushë më të fortë, Asensio do të duhej të rivalizonte me Iscon dhe me lojtarët tjerë për këtë pozitë.
Pavarësisht se çfarë zgjedh, Lopetegui dëshiron rock ‘n’ roll dhe lojtarët duhet të japin maksimumin gjatë gjithë sezonit.