Sergio Reguillon është një nga nëntë lojtarët e Real Madridit që është pjesë e turneut parsezonal në SHBA, dhe 21 vjeçari është shumë i lumtur që bëri debutimin kundër Manchester Unitedit.
Debutimi për Los Blancos, ishte një ëndërr për të riun, i cili është duke u munduar të qëndrojë i përqendruar tani.
“Kjo është diçka që çdo fëmijë dëshiron dhe ëndërron.” – u tha ai fillimisht gazetarëve.
“Po mundohem të qëndroj i përqendruar në atë që duhet të bëj dhe t’i shmangem çdo gjë që thuhet dhe të mos lexoj në rrjetet sociale. Është gjithmonë mirë të dëgjosh gjëra pozitive, por duhet të përqendrohem në futboll.” – përfundoi Sergio Reguillon.