Trajneri i ri i Real Madridit ka një problem të vogël me vizionin e tij, që do të thotë se ai duhet të mbrojë sytë nga rrezet ultravjollcë të diellit.
Kjo është një pyetje që shumë tifozë i’a kanë kërkuar përgjigjen: “Pse Lopetegui gjithmonë vë syze dielli gjatë stërvitjeve me Real Madridin?”. Trajneri i Real Madridit nuk shihet kurrë pa syze dielli kur dielli shfaqet, për shkak të një problemi të vogël me vizionin e tij. Për arsyje mjekësore, ai duhet të mbrojë sytë nga rrezet UVA të diellit.
Për lojtarë si, Sergio Ramos, Isco dhe pjesa tjetër e spanjollëve të Realit, nuk është asgjë e re -Lopetegui vuri gjithashtu syze dielli edhe gjatë epokë së tij me kombëtaren spanjolle. Në Miami, ai është në rrezik të lartë të ekspozimit të UVA, veçanërisht në Korrik – madje edhe kur bie shi. Kjo është arsyeja se pse ishte paksa e çuditshme që të shihej Lopetegui teksa ishte i lagur dhe biente një shi i rrëmbyeshëm, dhe ai vazhdonte t’i mbante syzet e diellit.