Pasi bëri një paraqitje të mirë në debutimin e tij me Real Madridin kundër Manchester Unitedit, Vinicius Jr. i ka premtuar tifozëve madrilen se Los Blancos do të marrë më të mirën nga ai.
Fjalët e tij për mediat pas ndeshjes:
“Kam realizuar një ëndërr fëmijërie duke veshur fanellën e Real Madridit dhe pavarësisht rezultatit, jam shumë i lumtur.” – tha fillimisht Vinicius Junior.
“Gjithçka ishte mirë, por ka ende shumë për të bërë, për t’u përmisuar për sezonin që është duke ardhur.” – shtoi më tutje braziliani.
“Të gjithë këtu [në Real Madrid], më kanë ndihmuar të adaptohem sa më shpejt që është e mundur, jam shumë i lumtur dhe mirënjohës për këtë dhe ICC (turneu parasezonal) është një mundësi e mirë për mua.” – përfundoi ish-lojtari i Flamengos.
Ndeshja e rradhës për skuadrën e Julen Lopeteguit është të dielën (00:05h – koha lokale) kundër Juventusit.