Real Madridi hapi turneun parasezonal në SHBA me një humbje 2 – 1 nga Manchester United, por Julen Lopetegui nuk kishte asgjë tjetër veçse fjalë të mira për skuadrën e tij.
Tekniku bask foli për shtypin pas ndeshjes në Miami, dhe e pranoi se skuadra e tij kishte hapësirë për të bërë më mirë dhe se është i kënaqur me lojtarët që ka në dispozicion.
“Unë jam i kënaqur me skuadrën që kam. Do të mundohemi të bëjmë më mirë dhe të rindërtojmë skuadrën. Është një sfidë e vështirë, por jam shumë pozitiv që do të jemi në gjendje t’a bëjmë.” – tha fillimisht Lopetegui.
Trajneri i ri i Real Madridit preku edhe temën se çfarë mendonte ai rreth skuadrës së tij pavarësisht se ishte ndeshja e parë e parasezonit.
“Ne gjithmonë duam të fitojmë, dhe në këtë rast duam të rritemi si skuadër. Për ata (Manchester United) ishte loja e tyre e pestë, por ata kishin vetëm dy goditje në portë. Skuadra ka treguar personalitet dhe po i marrim hapat përpara.” – shtoi ndër të tjerash Lopetegui.
Në fund, Lopetegui kishte disa fjalë edhe për debutimin e Viniciusit.
“Ai luajti një lojë të mirë, pak a shumë të ngjajshme me të gjithë të tjerët. Ai tregoi talentin e tij dhe bëri gjithçka ashtu siç kërkuam.” – përfundoi trajneri bask.