Sot, raportimet në shtypin britanik raportuan se Real Madridi kishte bërë një ofertë të përbashkët prej 110 milionë eurosh në drejtim të Chelseas për Thibaut Courtois dhe Willianin.
Teksa interesi për portierin në fjalë mbetet i fortë dhe i vërtetë, rasti nuk është i njejtë edhe për Brazilianin.
MARCA konfirmon se Reali nuk ka interesim për Willianin dhe fokusi i tyre i vetëm në Stramford Bridge është portieri belg.
Real Madridi është ende duke pritur që gjendja e portierit të Chelseas të zgjidhet para se t’i vënë hapat e fundit në ofertën e tyre për Courtois-in, një nga objektivat e tyre më rëndësishme të merkatos.
Nga Madridi shpresohet që nënshkrimi i portierit të përfundojë, kontrata e të cilit skadon në qershor të vitit 2019, për rreth 30 ose 35 milion euro.
Një transferim i Eden Hazardit ose Mauro Icardit është spekuluar, por në të dyja rastet, çdo marrëveshje do të shkonte mbi 100 milion euro, një shumë që Reali nuk është gati t’a kalojë për momentin. Ata do të presin për t’a parë performancën e skuadrës në ndeshjet parasezonale para se të marrin një vendim për një investim kaq të rëndësishëm dhe të madh.