Mesfushori aktual i Leganes, Eraso ka deklaruar se ai dhe bashkëlojtaret e tij duhet të kenë kujdes nga Asensio. Këto deklarata ai i bëri në një intervistë për të përditshmen spanjolle Marca.
“Kam luajtur kundër tij në Segunda, kur ai ishte në Mallorca dhe tani po bën shumë mirë, është e vërtetë që pas fillimit të sezonit ai pati disa probleme të vogla, por si të gjithë në Real Madrid, ai është një djalë shumë i përulur”, është shprehur 27 vjeçari Eraso.
Asensio shënoi dopietë në ndeshjen e tij të fundit në Kampionat ndaj Real Betisit. Sipas asaj që thuhet në mediet spanjolle ai do të startojë edhe në ndeshjen e sontme ndaj Leganes me fillim në orën 18:45.