Miami nuk është një qytet ku mbizotëron pasioni i shumicës për futbollin, pasi që sportet amerikane kapin vëmendje më të madhe dhe interes më të madh, por një numër i konsiderueshëm mezi presin t’a shohin përballjen mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit.
Pyetja në buzët e njerëzve aty ka qenë ‘Ku është Cristiano Ronaldo?’ sepse ai dhe Real Madridi shkojnë ‘dorë për dore’ për shumë tifozë atje.
Pastaj pyetja tjetër është se me kë do të nënshkruajë Reali për t’a zëvendësuar atë dhe ata po mendojnë emra si Mbappe, Neymar dhe në një masë pak më të vogël edhe Hazard.
“Edhe pse Hazard është i mirë, ai nuk është Cristiano Ronaldo, një pjesë kyçe e Real Madridit është larguar.” – ka thënë një punonjës i hotelit ku po qëndron skuadra.
Mbi të gjitha, emri Neymar ka dalë në pah vazhdimisht, pavarësisht faktit se Reali e ka të pamundur nënshkrimin me të këtë verë.
Ndoshta është koincidencë.. Bëhet fjalë për hotelin ku po qëndron skuadra e Lopeteguit, i cili ka një mural të madh të brazilianit, Neymar, i cili është i pazakontë, pasi që nuk ka murale të tilla me lojtarë futbolli në Miami.