Në një intervistë të dhënë për të përditshmen Portugeze ‘A Bola’, Pedja Mijatovic, ish lojtar i Real Madridit, tregon se pse ndodhi nënshkrimi i Cristiano Ronaldos me Juventus për shumën e 100 milion eurove. Sipas Mijatovic, arsyeja se pse Portugezi u largua nga Real Madridi ishte më shumë për shkak të diferencave që kishte me presidentin e klubit, Florentino Perez.
”Nuk besoj që gjithçka ka qenë si fryt i një vendimi të marë në qetësi. Ishte përfundimi i një procesi që kishte rjedhën nga e kaluara, që u maturua me kohën dhe që më pas mbaroi ashtu siç mbaroi”, thekson Mijatovic, që për më tepër u shpreh se ”ndonjëherë arsyeja mbase gjendej tek diferencat ndërmjet presidentit dhe Cristianos, nuk e di se çfarë ka ndodhur mes tyre, por nga jashtë, duket sikur nuk ka dyshime që mes tyre kishte probleme serioze dhe se që të dy mbanin një lidhje të vështirë,” konfirmoi ai.