Robert Lewandowski nuk heq dorë nga ëndrra për të luajtur në Real Madrid. Sulmuesi Polak beson që cikli i tij në Bayern Munich ka mbaruar dhe këtë ua ka transmetuar edhe drejtuesëve të Bayern si dhe trajnerit të ri Niko Kovac, ashtu siç informoi dje edhe e besueshmja Sky e më pas u konfirmua edhe nga MARCA. ‘‘Ëndërra e Lewandowskit është të luaje në Real Madrid, por atë duhet t’a mare dikush…”, sinjalizojnë njerëzit e afërm të sulmuesit Polak, që do të mbushë 30 vjet këtë verë dhe që vazhdon t’i ofrohet ekipit Madrilen.
Në Real Madrid janë të vetëdijshëm që Lewandowski dëshiron të luaje në Santiago Bernabeu. E dinin që nga viti i kaluar, kur përfaqësuesi i tij Pina Zahavi i transmetoi klubit Madrilen dëshirën e lojtarit për të ndryshuar ambient. Problemi në këtë rast është që e dinë poashtu se Bayern, për momentin, refuzon të negocioje për lojtarin, me të cilin ka një kontratë deri me 30 Qershor të vitit 2021. Dhe Real Madridi, që nuk sheh me sy të keq përforcimin e sulmit me një lojtar të tillë, nuk do të futet në asnjë luftë me kampionin Gjerman, klub me të cilin mban një marëdhënie shumë të mirë.
Kështu si shkojnë gjërat, mundësitë që Lewandowski të përfundoje në Real Madrid këtë sezon janë të pakta, por jo edhe të pamundura. Varet, fillimisht, nga kapaciteti që lojtari ka për të bindur drejtuesit e Bayern dhe vet trajnerin. Lewandowski tashmë është takuar me t’a dhe u ka transmetuar dëshirën për t’u larguar, por ka marë një ‘JO‘ të patundur nga Uli Hoeness, kjo sepse klubi e konsideron atë të padiskutueshëm për Bayern dhe për planet e trajnerit Niko Kovac. Ndryshe mendon Rummennige, presidenti i nderit të Bayern Munich, që asnjëherë nuk dëshiron të mbaje një skuadër një lojtar kundër vullnetit të tij dhe ai mund të jetë i gatshëm për të negociuar me Real Madridin apo me klubet tjera nëse Lewandowski dëshiron një gjë të tillë. Problemi është që personi më me autoritet në Bayern është Hoeness, që për momentin duket i palëkundur ndaj mundësisë që Robert të largohet nga Bayern Munich.
Real Madridi, i qetë
Real Madridi nga ana tjetër duket i qetë sa i përket blerjes së një sulmuesi qendre. Pavarësisht largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventus, që shënonte 50 gola në sezon, drejtuesit e klubit nuk do të bëjnë asnjë çmenduri për të sjellur ndonjë lojtar.
Janë shumë futbollistë që janë ofruar këtë verë nga përfaqësuesit e tyre – përfshirë edhe Lewandowskin – por vendimin final e kanë drejtuesit që analizojnë në detaje ekipin, situatën në merkato, etj..
Sot për sot, realiteti është që nuk ka asnjë vendim të marë për nënshkrimin e ndonjë golashënuesi. Nuk përjashtohet mundësia që të vije një sulmues, por as që nuk garantohet për 100%.