Jurgen Klopp ka dhënë një intervistë për ‘The Telegraph’ kundër Sergio Ramos, dy muaj pas finales së Championsit ndërmjet Real Madridit dhe Liverpool. Tekniku Gjerman klasifikoi kapitenin Madrilen si ‘të pamëshirshëm‘ dhe ‘brutal‘ për dëmtimin e Salah dhe për goditjen ndaj Karius.
”Nëse rikthehesh t’a shohësh dhe nuk je për Real Madridin mendon që ishte e pamëshirshme dhe brutale. Nëse bashkon të gjitha veprimet e Ramos dhe kam ndjekur futbollin që kur isha 5 vjeç, mund të shohësh që me të ndodhin shumë gjëra. Besoj që një situatë si ajo e Ramos me Salah dikush duhet t’a gjykoje më mirë. Me VAR-in të implementuar, kjo do të ishte një situatë për t’u rishikuar,” shpjegoi ai.
”Ishte i pamëshirshëm. Nuk besoj se Salah do të dëmtohej gjithmonë në këtë situatë. Këtë herë nuk kishte fat. Nuk jam i sigurtë nëse është diçka që do e shohim përsëri: t’i japësh një goditje portierit, të rrëzosh një kundërshtar sikur të ishit një ushtar në fushë dhe më pas t’a fitosh ndeshjen”, vazhdoi ai.
Fjalët e Ramos
”Ramos ka thënë shumë gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Si person, nuk më pëlqejnë reagimet e tij. Në finalen e viti të shkuar ndaj Juventus, ai ishte përgjegjës për kartonin e kuq të Cuadrados. E preki pak dhe ai bëri një skenë të ekzagjeruar. Askush nuk foli për këtë më pas,” potencon Klopp.
”Nuk më pëlqeu ajo që ndodhi, por nuk mund t’a ndryshojmë. Pa dyshim që një situatë si kjo nuk do e kuptojmë asnjëherë dhe njerëzit mund të thonë që jam i dobët apo një humbës i keq, apo akoma më tepër se kaq. Nuk jam i tillë. E pranoj. Por jeni ju ata të cilët më pyesni. Nuk është se zgjohem çdo mëngjes dhe mendoj për Ramos!”, thotë Klopp.
Humbja e vetëdijes nga Karius
”Franz Beckenbauer më telefonoi dhe më tha: ‘portieri yt vuajti nga një trazirë cerebrale. Kam folur me Dr. Hans-Wilhelm Muller-Wohlfart (mjeku i Bayern) dhe më tha që e dinte menjëherë pas ngjarjes se Karius kishte një trazirë cerebrale kur Ramos e goditi.”
”Si mund të imagjinohet që një lojtarë që nuk dëshmoi asnjë simptomë, as në këtë ndeshje e as në ndeshjet më parë, t’i bënte këto gjëra nëse nuk do të ishte i ndikuar nga një goditje? Kam folur me Loris, që rikthehej nga Boston dhe më tha që mbase ka qenë i ndikuar nga ajo goditje. Nuk e kemi përdorur asnjë sekond si arsyetim, por si të mos e vendosim si shpjegim për atë që ndodhi? Puna jonë është poashtu të mbrojmë lojtarët tanë.”
Nënshkrimi me Alisson
”Nëse Alisson do të ishte në merkato dhe do të fitonim finalen, do të shkonim për të, sepse besonim që është portieri që duam. Portierët tjerë janë realisht të mirë, ashtu si lojtarët tanë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk mund të sjellim një tjetër. Do të sjellim të tjerë sepse besojmë se mund të vazhdojmë përpara me lojtarë të rinjë, si Naby Keita,” konfirmoi Klopp.