Alaves ka përgënjeshtruar lajmet se dikush nga klubi ka folur me agjentët e Borja Mayoral, por besohet se sulmuesi do të ishte i hapur për një lëvizje të tillë dhe një fillim të ri.
Një agjent i Mayoralit ka takuar një emisar nga Alavesi për të folur për të ardhmen e lojtarit dhe mundësinë e një lëvizjeje, gjithnjë sipas Cadena SER. Klubi, i pyetur nga AS, ka hedhur poshtë plotësisht pretendimet se dikush ka folur me agjentat e Mayoral.
Sulmuesi do të udhëtojë me Real Madridin në turneun parasezonal dhe do të nvaret nga performancat e tij nëse ai do të jetë në planet e Lopeteguit për sezonin në vijim. Raportimet nga SER mendon se Mayoral do të ishte i lumtur me një lëvizje të tillë, por dëshiron të pres deri në fund të turneut parasezonal.
Me largimin e Cristiano Ronaldos, Realit po i mungon një sulmues që shënon shumë gola për të zëvendësuar prodhimet e sulmuesit portugez. Duke pasur parasysh vështirësitë në nënshkrimin e një sulmuesi të klasit botëror, duket se Raul de Tomas dhe Mayoral mund të jenë opsione të mundshme, por ky i fundit nuk dëshiron të kalojë një tjetër sezon në stol kur mund të luajë rregullisht diku tjetër.