Karim Benzema ka dhënë një intervistë për website-in zyrtar të Real Madridit, dhe ka prekur temat rreth Julen Lopetegui dhe objektivat e tij për sezonin e ardhshëm.
Javën e kaluar, Julen Lopetegui dërgoi një sy dashamirës në drejtim të Benzemës nëpërmjet një postimi në Twitter dhe, në këmbim, francezi ka premtuar të përmisojë numrat e tij për dallim nga sezoni i kaluar, në të cilin ai shënoi vetëm 12 gola në 47 ndeshje. Sulmuesi ka dhënë një intervistë për website-in zyrtar të klubit dhe ka folur për Lopeteguin, ka diskutuar rreth objektivave të tij për sezonin që po vie, titujt e fituar dhe parasezonit.
Objektivat – “Ne duhet patjetër të vazhdojmë të fitojmë tituj, sepse këtu objektivi është gjithmonë t’i fitojmë ata së bashku. Në një nivel personal, dua të bëj më mirë se vitin e kaluar dhe duhet të vazhdoj të punoj për të bërë më shumë histori në këtë klub.”
Parasezoni – “Ne po bëjmë shumë punë të mirë këtë parasezon. E dimë se puna është e kërkuar dhe e nevojshme, por do të jetë mirë për pjesën tjetër të sezonit.”
Lopetegui – “E dimë se ai është një trajner që i pëlqen të ketë topin; i pëlqen futbolli posedues. Ai gjithashtu thekson punën që duhet të bëjmë kur të humbin topin, si të ushtrojmë presion mbi kundërshtarët në këtë rast.”
Titujt – “Kurrë nuk e kam imagjinuar këtë që kam arritur, por kam nënshkruar për këtë klub për të fituar tituj, për të arritur sukses dhe për të bërë shumë gjëra. E dija që do të kisha edhe vite të vështira, por nuk më intereson sepse është klubi më i mirë në botë. Jam shumë i lumtur.”